foto: VCG
Kryeministri indian, Narendra Modi, theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të kontribuar në të gjitha mënyrat e mundshme për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, pas takimi në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan “ATSH”.
Në një deklaratë të përbashkët me Zelensky-n, kryeministri Modi përsëriti nevojën për angazhim të sinqertë dhe praktik midis të gjithë palëve të interesuara për të pasur një zgjidhje inovative.
foto: VCG
Ukraina përcolli besimin e saj se një komunikatë nga bisedimet e paqes të qershorit në Zvicër, ku India mori pjesë pa nënshkruar deklaratën përfundimtare, duhet të jetë baza për negociatat e ardhshme.
Udhëheqësit theksuan gjithashtu rëndësinë e Kartës së OKB-së, respektimin e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve.
foto: VCG
“Ky konflikt duhet të përfundojë. Ne presim që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje”,- tha ministri i Jashtëm indian, Subrahmanyam Jaishankar, në një konferencë për shtyp pas takimit. (Irma)