Kryeministri Rama pret zyrtaren amerikane, vlerësohet roli i Shqipërisë në rajon
2024-08-25 12:06:25

Kryeministri Rama (Foto Atsh)

Kryeministri Rama (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama priti në një takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri njoftoi se në takim u theksua miqësia dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë, shkruan “ATSH”.

VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë amerikane në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në rajon.

“E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë amerikane në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Shqipëri. (Irma)