Në anën perëndimore të Vijës Ndërkombëtare të Datës, ndodhet një vend ku mund të përqafoni rrezet e para të diellit të një dite të re. Ai vend është Fixhi, i njohur edhe si “Kryqëzimi i Paqësorit të Jugut”.
Ditët e fundit, Kryeministri i Fixhit, Sitiveni Rabuka, vizitoi Kinën për herë të parë pas 30 vitesh. Ai dha një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës - CMG.
Gjatë intervistës, Rabuka theksoi se Kina është shumë përpara pjesës më të madhe të botës në fushën e energjisë së re. Fixhi shpreson të përshpejtojë transformimin dhe të arrijë një zhvillim më të shpejtë. Ai gjithashtu vuri në dukje se Fixhi ka burime të mëdha hidroenergjetike ende të pashfrytëzuara dhe shpreson të zhvillojë më tej këto fusha.
Strategjia e Paqësorit të Kaltër 2050 është në përputhje me Objektivat e Zhvillimit Global të OKB-së dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm Global. Fixhi do të vazhdojë të përpiqet për të arritur këto objektiva në mënyrë paqësore, duke përmirësuar standardet e jetesës së njerëzve dhe duke nxitur mirëqenien e vendit, pa dëmtuar detin, tokën dhe burimet natyrore.
Duke folur për marrëdhëniet ndërkombëtare, Kryeministri i Fixhit theksoi se vendet e ndryshme duhet të kuptojnë dallimet dhe t'i trajtojnë mosmarrëveshjet në mënyrë të përshtatshme. Të gjitha vendet duhet të punojnë për këtë qëllim dhe se askush nuk duhet të përpiqet të dominojë me dëshirën e vet ose të ndërhyjë në bashkëjetesën harmonike midis vendeve.
Në përfundim të intervistës, Kryeministri i Fixhit shprehu urimet e tij të ngrohta për 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.