BE-ja ndihmon Portugalinë në vënien nën kontroll të zjarreve
2024-08-24 16:24:50

foto: VCG

foto: VCG

Komisioni Europian njoftoi për dërgimin e dy avionëve zjarrfikës për të ndihmuar Portugalinë të vërë nën kontroll flakët e përhapura në pyjet në ishullin Madeira, shkruan “ATSH”.

Në një konferencë shtypi në Bruksel, një zëdhënës i KE-së tha se në Portugali u dërguan dy avionë nga rezerva strategjike e Bashkimit Europian.

Mbështetja vjen nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili u përgjigjet fatkeqësive të tilla.

“Portugalia i kërkoi KE-së ndihmë sipas mekanizmit. Komisioni gjithashtu u siguron autoriteteve portugeze imazhe satelitore nga Programi i BE-së për Vëzhgimin e Tokës “Copernicus”,- deklaroi zëdhënësi.

Territori autonom portugez i Madeiras ndodhet në oqeanin Atlantik, rreth 1000 kilometra në jugperëndim të Portugalisë kontinentale dhe rreth 500 kilometra në perëndim të bregdetit maroken. (Irma)