Belgjika ndalon përdorimin e celularëve në shkolla
2024-08-24 16:53:23

foto: VCG

foto: VCG

 

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në rajonet belge ku flitet gjuha frënge dhe në kryeqytetin Bruksel do t’u ndalohet përdorimi i smartfonëve.

Sipas vendimit të marrë nga Rrjeti i Arsimit Valonia-Bruksel (WBE), duke filluar nga viti akademik 2024-2025, i cili starton më 26 gusht, në 373 shkolla që ofrojnë arsim në frëngjisht, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do t’u ndalohet të marrin me vete celularët. Ky vendim do të përfshijë rreth 132.600 nxënës, shkruan “ATSH”.

Në pjesën flamande të vendit, qeveria pritet të dakordohet për një ndalim të tillë.

Në Belgjikë, të gjitha shkollat ndjekin rregullat e tyre, disa ndaluan të gjitha llojet e pajisjeve elektronike në shkolla, ndërsa të tjerat tregojnë fleksibilitet.

WBE-ja raportoi se vendimi u mor pasi nxënësit filmonin njëri-tjetrin me celularë dhe i shpërndanin ato në platformat e mediave sociale, gjë që rezultoi në rritje të krimeve të ngacmimit. (Irma)