Gati për të pritur pacientët Poliklinika e Specialiteteve në Durrës
2024-08-24 13:59:15

Poliklinika e Durresit (Foto Rtsh)

Poliklinika e Durresit (Foto Rtsh)

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Poliklinika e Specialiteteve në Durrës është gati të hapë dyert për t’u shërbyer rreth 290 mijë banorëve të këtij qarku.

Kryeministri Rama publikoi në rrjetet sociale ambientet moderne të poliklinikës, me kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë më të fundit, e cila do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike, shkruan “RTSH”.

“Poliklinika e rilindur të Specialiteteve në Durrës është gati për të hapur dyert për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor për rreth 290 mijë banorë të këtij qarku”,- shkroi në rrjetet sociale kryeministri Rama. (Irma)