KOKSH i akordon Urdhrin Olimpik Eva Buzos pasi përshkoi me not Itali-Shqipëri
2024-08-24 13:45:07

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqitar, Fidel Ylli, i akordoi shqiptaro-australianes Eva Buzo Urdhrit Olimpik, për kurajon dhe këmbënguljen e jashtëzakonshme që tregoi duke u bërë gruaja e parë që përshkoi me not kanalin e Otrantos nga Italia në Shqipëri, shkruan “ATSH”.

Eva Buzo (Foto Atsh)

Eva Buzo (Foto Atsh)

Ylli e përgëzoi Buzon për realizimin me sukses të sfidës së saj, pas disa përpjekeve të dështuara më parë.

Eva Buzo përfundoi të hënën udhëtimin e saj prej 34 orësh, duke përshkuar 92 kilometra nga brigjet e Lecces në Itali. Ajo notoi nga shkëmbinjtë e San Focca deri në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e tij, në afërsi të kepit të Gjuhëzës në orët e para të mëngjesit të së hënës. (Irma)