Përmbytjet në Bangladesh bllokojnë gati 3 milionë banorë
2024-08-24 16:56:27

foto: VCG

foto: VCG

Qeveria në Bangladesh njoftoi se përmbytjet e shumta në lindje të vendit kanë bllokuar rreth 3 milionë njerëz.

Shirat e dendur bënë që lumenjtë lokalë të shpërthenin brigjet e tyre, duke çuar në përmbytje të mëdha, shkruan “ATSH”.

“Gjatë ditëve të fundit, ekipet e shpëtimit kanë evakuar rreth 75.000 njerëz nga rreth 2.9 milionë të prekur nga përmbytjet”,- deklaroi Ali Reza, zyrtar i lartë qeveritar.

Reza konfirmoi dy vdekje të lidhura me përmbytjet, megjithëse raportet e mediave lokale sugjerojnë se numri i të vdekurve është rritur në katër.

Ujërat e përmbytjeve kanë zhytur në ujë shtëpi, toka bujqësore dhe rrugë nëpër zona të gjera në lindje të vendit.

Zyra lokale e Motit raportoi se lumenjtë kryesorë në rajonet verilindore dhe lindore të Bangladeshit po vazhdojnë të rriten. (Irma)