< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Mendjet e reja eksplorojnë tendencat e koeficientit financiar dhe inteligjencës artificiale
2024-08-23 10:40:44

Foto nga China Daily

Foto nga China Daily

Forumi Rinor Botëror 2024 në Hong Kong mblodhi mbi 300 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë bota për të eksploruar koeficientin financiar dhe inteligjencën artificiale, duke theksuar rolin e tyre në formësimin e ekonomisë së ardhshme.

Njerëzit shpesh diskutojnë IQ (koeficienti i inteligjencës) dhe EQ (koeficienti emocional), por koeficienti financiar ose FQ është një tjetër aftësi thelbësore në shoqërinë moderne.

Koeficienti financiar i referohet aftësisë së një personi për të menaxhuar çështjet financiare, duke reflektuar aftësitë e tij të mbijetesës si një agjent ekonomik në një botë të drejtuar nga tregu.

Shumë edukatorë tani përfshijnë koeficientin financiar si pjesë të "tre koeficientëve" thelbësorë për edukimin e të rinjve.

Një aktivitet i fokusuar te koeficienti financiar - Samiti i parë i Lidershipit të Ekonomisë së Ardhshme të Forumit Rinor Botëror 2024 - u mbajt në “Asia-World-Expo” në Hong Kong nga 5 deri më 10 gusht.

Mbi 300 nxënës të shkollave të mesme nga gati 10 vende dhe rajone u mblodhën, duke përfshirë Kinën kontinentale, Hong Kongun, Shtetet e Bashkuara, Indinë, Korenë e Jugut dhe Turqinë.

Këta nxënës u zgjodhën nga mbi 20,000 pjesëmarrës në sfidat e ekonomisë globale për të avancuar në këtë samit të nivelit të lartë të lidershipit rinor global.

Veprimtaria u bashkorganizua nga “China Daily 21st Century Media and Education”, “SKT Education Group”, një lider global në edukimin e të rinjve dhe Këshilli për Edukimin Ekonomik (CEE), një institucion i njohur në edukimin financiar.

Tan Yan, zëvendësmenaxherja e përgjithshme e Zyrës së Azi-Paqësorit të “China Daily”, deklaroi se Hong Kongu, si një qendër globale ekonomike dhe kulturore, është një qytet pritës i shkëlqyer për këtë ngjarje dhe një vend ideal për të rinjtë për të eksploruar perspektivat e ndryshme globale.

Houston Hou, themelues dhe CEO i “SKT Education Group” dhe një nga nismëtarët e forumit, theksoi se aspekti më i rëndësishëm i të pasurit një perspektivë globale është aftësia për të parë të gjithë njerëzimin si një tërësi të unifikuar.

“Unë besoj se ky brez i të rinjve, si dhe brezat e ardhshëm, kanë përgjegjësinë të ndajnë kulturën kineze të harmonisë universale me botën përmes Forumit Rinor Botëror”,- tha ai.

Samiti u fokusua në ekonominë dhe inteligjencën artificiale, me temën "Ekonomia e së ardhmes në epokën e inteligjencës artificiale".

Gjatë aktivitetit, studentët morën pjesë në sfida dhe panele diskutimi, komunikuan me ekspertë dhe studiues të industrisë dhe vizituan institucione të shquara financiare dhe teknologjike.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, forumi  inkurajoi studentët të eksplorojnë se si teknologjia mund t'i shërbejë më mirë njerëzimit, të zbusë rreziqet dhe se si të rinjtë mund të shfrytëzojnë mundësitë në epokën e inteligjencës artificiale.

Në sfidën U20 morën pjesë gjithsej 28 grupe nga shtatë vende. Midis tyre, katër nxënës të shkollave të mesme nga SHBA u bashkuan për të prezantuar një projekt multimedial mbi inteligjencën artificiale, duke përfshirë dokumentarë dhe video. Prezantimi i tyre u fokusua në dy aspekte kryesore: rregulloret dhe politikat për inovacionin dhe menaxhimin e rrezikut, si dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në ekonomi.

Sipas tyre, aspekti më vendimtar për gjimnazistët është që të qëndrojnë të informuar dhe të edukuar për inteligjencën artificiale, sepse jetojmë në një kohë kur ka shumë dezinformata.

Ata theksuan se është e rëndësishme që të gjithë, madje edhe ata që nuk ndjekin një karrierë në shkencat kompjuterike dhe inteligjencën artificiale, të jenë të përgatitur për të ardhmen.

Justin Wang, një student në shkollën e mesme Lambert në Xhorxhia, SHBA dhe një nga katër anëtarët e ekipit, e përshkroi përvojën e tij në Forumin Rinor Botëror si "unike".

Ai gjithashtu vuri në dukje se kurrikula në SHBA është uniforme në të gjitha shtetet, kështu që studentët mësojnë 90 për qind të së njëjtës përmbajtje. Në të kundërt, studentët nga pjesë të tjera të botës vijnë me programe të ndryshme nga vendet e tyre përkatëse.

"Pra, mezi pres të shoh perspektiva të ndryshme drejt ekonomisë dhe thjesht të mësoj dhe zgjeroj botëkuptimin tim",- tha Wang.

Shao Ruohan, një nxënëse e klasës së 11-të nga Shkolla e Gjuhëve të Huaja Jinan në provincën Shandong të Kinës Lindore, mori pjesë në një sfidë ekonomike dhe një konkurs të të menduarit kritik gjatë këtij forumi.

Si udhëheqëse e ekipit për të dyja ngjarjet, ajo theksoi rëndësinë e njohjes së pikave të forta të anëtarëve të ekipit dhe delegimit të detyrave në përputhje me rrethanat.

Duke rregulluar strategjitë në tre raunde, ekipi i saj përmirësoi performancën dhe arriti rezultate të lavdërueshme në fund.

Shao e gjeti përvojën të vlefshme për aspiratat e saj në karrierë. "Kam në plan të jem menaxhere ose të filloj kompaninë time. Pjesëmarrja në sfidë më bëri të kuptoj se menaxhimi i një biznesi është shumë më i komplikuar nga sa mendoja fillimisht. Është shumë kërkues dhe më duhet ende të bëj shumë përpjekje",- tha ajo.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree