Gjermania raporton rritje të ndjeshme të krimit ekstremist të krahut të djathtë
2024-08-23 16:56:29

Gjemani (Foto DW)

Gjemani (Foto DW)

Numri i krimeve ekstremiste të krahut të djathtë në Gjermani po shkon drejt një niveli të ri, me 4922 vepra penale të motivuara politikisht të regjistruara në tremujorin e dytë, një rritje prej rreth 1000 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bën të ditur “ATSH”.

Informacioni u dha nga Ministria e Brendshme në përgjigje të disa pyetjeve nga dhoma e ulët e parlamentit.

Një rritje e ngjashme u regjistrua edhe në tremujorin e parë.

Ministria vuri në dukje se shifrat nuk ishin ende përfundimtare dhe mund të ndryshonin ndjeshëm për shkak të raportimeve të vonuara nga policia.

Vitin e kaluar u raportuan 28.945 vepra të ekstremistëve të djathtë. Në përgjithësi, numri i përgjithshëm prej 60.028 veprash penale të regjistruara të motivuara politikisht, pavarësisht nga bindjet ideologjike, është shifra më e lartë që nga prezantimi i statistikave në vitin 2001. (Elona)