Veliaj: Nga 1 janari 2025, pensionistët do udhëtojnë falas me urban në Tiranë
2024-08-23 14:42:47
Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët do të mund të udhëtojnë falas me të gjitha linjat urbane të kryeqytetit. Lajmi u bë i ditur të enjten nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, citon “RTSH”.
Erion Veliaj (Foto ATSH)
“Nga 1 janari ne do të subvencionojmë transportin publik për pensionistët. E kuptoj që inflacioni, çmimet, janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, - tha Veliaj.
Lajmi vjen pas vendimit të qeverisë për rritjen e pensioneve. (Elona)
Lajmet Kryesore