Kancelari gjerman Olaf Scholz (Foto ATSH)
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, siguroi Ukrainën dhe fqinjin e saj të vogël Moldavinë për mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit, pavarësisht debateve rreth shkurtimeve të mëtejshme të buxhetit gjerman, bën të ditur “ATSH”.
“Gjermania nuk do të heqë dorë nga mbështetja e saj për Ukrainën”,- tha kancelari gjatë një vizite të shkurtër në Kishinev, kryeqyteti i Moldavisë.
“Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të jemi mbështetësi më i madh i Ukrainës në Europë”,- shtoi Scholz.
“Vetëm SHBA-ja po bën më shumë si një fuqi e madhe botërore. Në këtë aspekt, kjo është diçka që të gjithë në Ukrainë mund të mbështeten”, - tha ai.
Scholz zhvilloi bisedime me presidenten moldave, Maia Sandu, dhe kryeministrin Dorin Recean, të cilat u fokusuan kryesisht në ndikimin e konfliktit në Ukrainë. (Elona)