Shpërthen fabrika farmaceutike në Indi, dhjetëra viktima
2024-08-23 14:57:45
Mbi 17 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një fabrikë farmaceutike në pronësi të kompanisë private “Escientia” në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh, tha një zyrtar lokal.
Indi (Foto Panorama)
Sipas njoftimeve të mediave lokale, shpërthimi ka ndodhur në një reaktor kimik gjatë pushimit të drekës, shkruan “Panorama”.
Shumica e të plagosurve kanë djegie të rënda dhe janë dërguar në spitalet e zonës. Dhjetëra zjarrfikëse shkuan menjëherë në zonë, por operacioni i shuarjes së zjarrit ishte i vështirë për shkak të tymit të dendur. (Elona)
Lajmet Kryesore