Të ardhurat nga TVSH, 32.7 miliardë lekë
2024-08-23 19:49:59

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) u realizuan në masën 32.7 miliardë lekë gjatë 7-mujorit të këtij viti.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura gjatë kësaj periudhe janë 14.7 miliardë lekë ose 37% më të larta sesa në 7-mujorin e 2023-shit, bën të ditur “ATSH”.

Njëkohësisht, nga ky zë u mblodhën 936 milionë lekë ose 2.9% më shumë se plani për t’u arkëtuar në 7-mujorin e 2024-s.

Rimbursimet për periudhën 7-mujore 2024 llogariten 14.7 miliardë lekë, 4 miliardë lekë ose 37% më shumë se 7-mujori 2023. (Elona)