Shërbimet online, ministri Manja: Rriten me 33% kërkesat për dokumentacion arkivor
2024-08-23 15:47:57
Ministria e Drejtesise (Foto ATSH) - Kopjo
Ofrimi online i shërbimit të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor në e-Albania ka rritur me 33% kërkesat për dokumentacion arkivor në 7 muajt e parë të vitit, krahasuar me vitin e kaluar.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndau statistikat, ndërsa theksoi se po shënohen hapa cilësorë drejt digjitalizimit të plotë të arkivit, citon “ATSH”.
Ministri Manja theksoi se gjatë këtyre muajve, për herë të parë është bërë riklasifikimi i 189.347 njësive ruajtjeje nga 34 gjykata, të transferuara gjatë periudhës 2016-2022, duke bërë një hap cilësor drejt digjitalizimit të plotë të arkivit. (Elona)
Lajmet Kryesore