Foto nga VCG
Ditët e fundit, Universiteti i Shkencave Politike dhe i Drejtësisë i Kinës botoi një artikull analizë me titull "Politikat e subvencioneve industriale të zbatuara nga BE-ja për 'tre të rejat' në emër të transformimit të gjelbër", duke analizuar dhe renditur politikat e BE-së nga këndvështrimi i zhvillimit historik, për të shpalosur në mënyrë gjithëpërfshirëse tablonë e plotë të masave përkatëse të BE-së dhe thelbin e politikave të saj të subvencionimit të zbatuara nën emrin e transformimit të gjelbër.
Më 20 gusht 2024, Komisioni Evropian shpalli një vendim përfundimtar mbi hetimin antisubvencion ndaj automjeteve elektrike të udhëtarëve të Kinës, duke propozuar vendosjen e tarifave kundërbalancuese prej 17 % - 36.3 % mbi kompanitë kineze të eksportit (norma e veçantë e taksave për "Tesla"-n është 9 %). Hetimi u shpall nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kur ajo mbajti "Fjalimin për gjendjen e Bashkimit Evropian" më 13 shtator 2023, me synim për të krijuar hapësirë për transformimin dhe zhvillimin e industrisë së automjeteve elektrike të BE-së, ndërsa më 4 tetor 2023, Komisioni Evropian nisi zyrtarisht hetimin. Është diçka e rrallë që ky Komision të hapë një çështje në mënyrë të pavarur me nismën e vet.
Foto nga VCG
Sipas artikullit, BE-ja e mori vendimin për të qenë udhëheqëse në raundin e ri të konkurrencës globale për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të arritur transformimin e gjelbër. Vitet e fundit, shumë vende, duke përfshirë edhe ato të BE-së, i kanë dhënë përparësi zhvillimit të të ashtuquajturave "tre të rejat" (produktet fotovoltaike, automjetet elektrike dhe bateritë e litiumit). Ndërsa BE-ja dënon ashpër subvencionet e zbatuara nga "Akti i uljes së inflacionit" i ShBA-së, ajo po rrit gjithashtu subvencionet e veta të brendshme për "tre të rejat".
Veçanërisht pasi publikoi "Marrëveshjen e re të gjelbër evropiane" më 2019, Komisioni Evropian filloi të fokusohej në transformimin e gjelbër energjetik dhe promovoi fuqishëm zhvillimin e industrive të energjisë së re, si "tre të rejat". Në vitin 2020, ky Komision publikoi "Strategjinë e re industriale të BE-së", duke thënë qartë se do të ofrojë mbështetje me investime dhe financim për transformimin e gjelbër industrial. Qëllimi i BE-së në përshpejtimin e zhvillimit të industrive të energjisë së re, si "tre të rejat", nuk është vetëm arritja e Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm të Kombeve të Bashkuara, por gjithashtu të shfrytëzojë mundësinë për të rritur forcën konkurruese globale të industrive të BE-së dhe të kërkojë vendin e liderit botëror, dhe në këtë proces ka zbatuar një numër të madh politikash të subvencionimit të industrive.
Foto nga VCG
Sipas artikullit, tani BE-ja, e udhëhequr nga dokumente të tilla si "Marrëveshja e re e gjelbër evropiane", "Strategjia e re industriale e BE-së" dhe "Plani industrial i marrëveshjes së re të gjelbër", ka krijuar një politikë industriale sistematike e gjithëpërfshirëse dhe strategji koordinimi, për të ngritur forcën e konkurrencës së industrive të "tre të rejave" të BE-së. Megjithëse në sipërfaqe BE-ja ka miratuar legjislacionin për të mbikëqyrur dhe kufizuar zbatimin e ndihmës shtetërore që shtrembëron tregun në vendet anëtare, ajo ka krijuar një sërë përjashtimesh dhe vazhdon të zgjerojë fushën e përjashtimeve nën pretekstin e promovimit të zhvillimit të gjelbër dhe transformimit, gjë që krijon hapësirë për BE-në dhe vendet anëtare të saj të japin subvencione për "tre të rejat".
Ndërsa po zhvillon dhe subvencionon fuqishëm "tre të rejat" e veta, BE-ja ka miratuar masa kufizuese diskriminuese ndaj "tre të rejave" të vendeve të tjera. Shumë vende anëtare të BE-së, organizata dhe kompani të industrisë së automobilave, grupe kërkimore dhe studiues kanë shprehur mendimet e tyre, duke theksuar se kjo kundërvënie është proteksionizëm në emër të "tregtisë së ndershme" dhe se nuk duhet të ketë frikë nga konkurrenca për të nxitur zhvillimin e industrisë së automjeteve elektrike të BE-së. (Çang Çuo)