Komisioni Europian ka njoftuar prodhuesit e automjeteve se do të vendosë tarifa shtesë deri në 38.1% për makinat elektrike të importuara nga Kina, duke filluar nga 5 korriku. Kina e quajti proteksionist vendimin, por industria e saj e makinave e ka konsideruar si pa ndikim të madh. Kjo lëvizje vjen pasi sipas autoriteteve europiane, prodhuesit europianë të automjeteve po sfidohen nga një fluks i automjeteve elektrike me kosto më të ulët nga rivalët kinezë. Më pak se një muaj pasi Uashingtoni katërfishoi tarifat për automjetet elektrike kineze në 100%, Brukseli tha se do të vendoste tarifa shtesë prej 17.4% për BYD, 20% për Geely dhe 38.1% për SAIC.
Analisti Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG
Detyrimet e përkohshme të BE-së do të zbatohen deri më 4 korrik, ndërsa hetimi kundër subvencioneve do të vazhdojë deri më 2 nëntor, kur mund të zbatohen detyrimet përfundimtare, zakonisht për pesë vjet.
Kohët e fundit, Kina apeluar vendimin e Komisionit Europian në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Analisti Bardhi Sejdarasi komenton për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) vendosjen e këtyre tarifave dhe ndikimin e tyre të pritshëm në tregtinë midis vendeve të BE-së dhe Kinës, por dhe rritjen e çmimeve për konsumatorët
CMG: Tarifat shtesë deri në 38.1% për makinat elektrike të importuara nga Kina, janë vendosur nga 5 korriku nga Komisioni Europian. Kina e quajti proteksionist vendimin. Cilat janë tarifat aktuale për importin e automjeteve elektrike kineze në BE?
Bardhi Sejdarasi: Kjo është një temë mjaft e mprehtë, e cila ka krijuar debat të madh, jo thjesht për prodhuesit e këtyre makinave, nga vendi i pare në botë për këtë, siç është Kina, por veçanërisht te përdoruesit dhe tek kompanitë të cilat prodhojnë në Kinë dhe shesin në Europë.
Menjëherë pas datës 5 korrik, kur Komisioni Europian vendos që të tarifonte hyrjen e makinave elektrike kineze në vendet e BE-së për 4 muaj deri kur shtetet anëtare të Unionit. Kjo nuk lidhet thjesht me marrëdhëniet tregtare midis vendeve, qoftë Kinën apo vendet e BE-së. Pjesa kryesore e këtyre vendeve si Gjermania dhe Italia sot furnizohen 100 për qind me makinat elektrike të prodhuesve kinezë.
Importi i makinave elektrike kineze (Foto CMG)
Kjo lidhet dhe me konsumatorin e vendeve të BE-së përfshirë dhe Shqipërinë, të cilëve vetëm pas këtij vendimi, qoftë në 4 muajt e pare apo nëse merret një vendim me votën e vendeve anëtare të BE-së, pritet të rritet me 48.6 për qind çmimi i makinave. Pra për shembull një makinë që kushton 100 mijë euro, nëse marrim një shifër maksimale, me këtë tarifë do të kushtojë 148.6 mijë euro. Përmenda këtë tarifë sepse aktualisht Bashkimi Europian ka një tarifë ekzistuese prej 10 për qind me Kinën, së cilës do t’i shtohet tarifa 38.6 për qind, sipas kompanive të ndryshme.
CMG: Nëse i referohemi të dhënave zyrtare rezulton se Brukseli do të vendoste tarifa shtesë prej 17.4% për BYD, 20% për Geely dhe 38.1% për SAIC.
Bardhi Sejdarasi: Po, janë shifra të sakta. Unë kam marrë të dhënat që ka deklaruar Ministria e Tregtisë së Jashtme të Kinës, e cila këtë vendim të Komisionit Europian e ka apeluar në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Në raportin e kësaj ministrie theksohet se “Tarifat e reja që u janë shtuar atyre të mëparshme prej 10 për qind kanë një masë nga 17.4 për qind deri në 37.6 për qind, që variojnë në varësi të kompanisë për të cilën aplikohet.”
Ndaj theksoj se do të ketë një rritje të çmimit të të gjitha produkteve që lidhen me mjetet motorike elektrike, të cilat do të shiten në tregun e BE-së, përfshirë dhe Shqipërinë. Kjo e fundit kohët e fundit ka një kompani dhe disa nënkontraktorë, të cilët importojnë makina elektrike nga Kina dhe kanë një treg që po rritet dita-ditës, veçanërisht një treg që përjashton makinat, autoveturat, por tani ka dhe një tipologji të re siç janë makinat frigoriferike, si dhe mikrobusë dhe autobusë që punojnë me energji elektrike.
CMG: Kina zyrtare e ka quajtur proteksionizëm këtë vendim të Komisionit Europian , duke kërkuar dhe ndërmjetësimin e OBT-së për këtë, por nga ana tjetër deklarohet në media se Shoqata kineze e Makinave të Pasagjerëve ka reaguar ndaj vendimit, duke thënë se nuk është ndonjë dëm i madh që bëhet në industrinë e prodhimit të makinave elektrike në Kinë. Si e komentoni këtë deklaratë?
Makinat elektrike kineze (Foto CMG)
Bardhi Sejdarasi: Këtë e thonë edhe ekspertët e Bashkimit Europian që kanë marrë këtë vendim, madje ka një element shumë sinjifikativ. Në momentin që një numër shtetesh, që nga Hungaria, e cila ka një fabrikë të prodhimit të makinave elektrike në vend, vizita e fundit e kryeministres italiane Georgia Meloni në Kinë solli një risi, sepse ajo i kërkoi autoriteteve kineze që edhe Italia të ketë një fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike, me qëllim që të eliminohen këto barrier.
Nëse i referohem avokatit të qeverisë kineze, i cili paraqiti apelimin në OBT, ai është shprehur se “Vendimi i BE-së nuk ka bazë konkrete dhe ligjore, përbën një shkelje të rëndë të rregullave të OBT-së dhe kompromenton bashkëpunimin dypalësh”. Ky element është apeluar. E dukshme në këtë apelim është se asnjë nga shtetet e BE-së, asnjë nga kompanitë ekzistuese në Europë që prodhojnë makina elektrike, asnjë nga konsorciumet e mëdha që prodhojnë dhe shesin makina brenda BE-së nuk është ankuar për këtë prurje të mjeteve elektrike nga Kina. Nuk ka patur ankesë as për automjetet e tipit autobusë, mikrobusë e të tjerë, madje ekspertët e BE-së dhe të Komisionit Europian janë shprehur se pavarësisht nga rritja e kësaj tarife, e cila mund të hyjë në fuqi për 5 vjet, por mund të mbyllet edhe brenda 4 muajve të pare, nuk pritet të sjellë dëme.
CMG: Çfarë pritet ndërkohë që vendoset një tarifë e përkohëshme?
Bardhi Sejdarasi: Sepse procedura është e tillë. Komisioni Europian duhet ta kalojë si masë paraprake, por pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian nuk është konstituuar ende legjislativi, ndaj merret një masë paraprake, e cila iu paraqitet organeve të reja legjislative dhe ekzekutive të BE-së dhe janë këto organe që duhet të vendosin me shumicë votash nëse marrëveshja për tarifat e reja të makinave elektrike në BE të importuara nga Kina, hyn në fuqi apo anulohet. Në rastin e hyrjes në fuqi do të zbatohen tarifat për 5 vjet.
CMG: Ka patur kontestime nga vendet e BE-së lidhur me këtë vendim?
Bardhi Sejdarasi: Jo nuk ka patur sepse kontestimet duhet të vijnë së pari nga kompanitë që prodhojnë në Europë, të cilat ndjejnë konkurrencën. Edhe pretendimi i komisionerëve të BE-së është se subvencionimi që bën qeveria kineze ndaj kompanive që prodhojnë këto mjete e nxjerrin jashtë loje tregun e brendshëm të makinave në BE. Sipas komisionerëve të tregtisë së jashtme në Kinë, ata kanë arritur të faktojnë para OBT-ë se edhe BE ka subvencionime të njohura dhe të larta sa u përket prodhimit të makinave elektrike dhe veçanërisht baterive litium që janë pjesa kryesore e tyre. Ajo që gjykoj se do të merret në konsideratë nga apelimi në OBT është mungesa e reagimeve që vijnl nga kompanitë që prodhojnë këto makina sot.
Një nga ekspertët kryesorë të BE-së është shprehur këto ditë në media se pavarësisht nga tarifat që do të vendosim, ne nuk e zgjidhim dot problemin që vjen për shkak të konkurrencës nga Kina, sepse duke qenë vendi i pare në këtë fushë dhe duke zgjdhur pothuajse të gjitha tipologjitë e prodhimit të makinave elektrike, që nga autoveturat e thjeshta deri te makinat e tonazheve të mëdha, nuk mund të konkurrohen.
Prodhimet kineze të makinave elektrike (Foto CMG)
Nëse duhet të vendosen subvencione, ato duhet të jenë reciproke. Ka një klauzolë për një kompromis, që ka nisur në qershor të këtij viti, sepse në momentin që u mor vendimi për të vendosur tarifa ndaj Kinës, ajo reagoi duke kërkuar që të rivendoseshin tarifa të reja për importin e mishit të derrit nga BE drejt këtij vendi. U kërkua një kompromis dhe u negociua gjatë dhe fakti që u mor vendimi më 5 korrik tregon se nuk është arritur, por as nuk tregon se nuk do të vazhdojnë negociatat. Për këto çeshtje ka një arbiter siç është Organizata Botërore e Tregtisë ku vendet e BE-së dhe Kina janë anëtare. Vetëm ky arbiter do të vendosë rregullat e lojës për të fiksuar përfundimisht nëse ky vendim i Komisionit Europian do të zbatohet për 4 muaj, apo do të votohet për 5 vjet. Është një procedure interesante dhe vlen të përmendet nevoja për të mos patur ngarkesë fiskale, sepse tarifat janë tarifa fundore që i paguan konsumatori. Ju mund ta sillni një makinë elektrike me çfarëdo çmimi, por në momentin që tarifohet me 48.7 për qind më shumë dhe është e dëmshme edhe për konsumatorin europian, por dhe për kompanitë, të cilave do t’u bjerë numri i shitjeve, krahasuar me më pare.
Kjo ndodh kudo në ekonomi me çdo produkt, por në këtë rast lidhet me marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës dhe duhet të shqyrtohet mire sepse ishte momenti kur barrëdhëniet tregtare mes tyre po përmirësoheshin dhe po gjendej gjuha e përbashkët, dëshmuar kjo nga vizitat në Kinë të kancelarit gjerman, kryeministres italiane. Tashmë kemi këtë ngërç, i cili dëmton ekonomitë e të gjtha vendeve.
CMG: A pritet të ndikojë ky vendim në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Kinë-BE dhe stabilitetin e prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit global të automobilave.
Bardhi Sejdarasi: Patjetër që ndikon. Pala kineze, duke e quajtur vendimin “arbitrar” apo të “pabazuar” bën që juristët që merren me trajtimin e çeshtjeve tregtare, siç është kjo, gjejnë klauzolat që kanë shtetet përkatëse për ta zgjidhur ngërçin. Ky ngërç dëmton ekonominë e prodhuesve, por dhe të përdoruesve. Me prodhuesit kam parasysh Kinën, si vendi i pare në botë për prodhimin e automjeteve elektrike, ndërsa me përdorues kam parasysh miliona njerëz që sot po tentojnë të shtojnë përdorimin e automjeteve me energji të gjelbër, sepse janë automjete që nuk ndotin mjedisin.
Tendenca është e tillë që në viti 2030 do të kemi një numër të madh kompanish që nuk do të kenë më mundësi të prodhojnë makina me diesel, pra karburante fosile. Kjo do të thotë që po shkojmë drejt këtij tregu.
Zgjidhja sa më shpejt e këtij elementi që ka çuar në rritjen e çmimeve dhe në uljen e produkteve që shiten në këtë treg është në të mire të të gjithëve, kryesisht të klimës së mire të marrëdhënieve tregtare midis shteteve.
Intervistoi Eda Merepeza