Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian zunë 57.9%, të vëllimit të tregtisë në periudhën janar-korrik të këtij viti.
Foto:VCG
Sipas INSTAT-it, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 71.5% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 51.9% të importeve gjithsej, bën të ditur “RTSH”.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 28.6%, Turqia me 8.2%, Kina me 7.7% dhe Greqia me 7.3%.
Në këtë shtatëmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 233 miliardë lekë, duke u ulur me 14.5%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 526 miliardë lekë, duke u rritur me 3.2%, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 293 miliardë lekë, duke u rritur me 23.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit. (Elona)