Lija e majmunëve, Harxhi: Gjenerata para viteve ’80, më e mbrojtur
2024-08-23 16:09:21

Prof. Arjan Harxhi (Foto ATSH)

Prof. Arjan Harxhi (Foto ATSH)

Virusi i lisë së majmunit ka pësuar mutacion dhe nëntipi i ri ka shfaqur sëmundshmëri të lartë, tanimë jo vetëm në Afrikë.

Specialisti i sëmundjeve infektive, prof. Arjan Harxhi, në një intervistë në medie shpjegoi se si përhapet virusi dhe shenjat klinike të tij, citon “ATSH”.

“Nëse deri para dy vitesh njihej si një virus që shfaqej vetëm në Afrikë, nga kontakti i njeriut me kafshët, 2-3 vitet e fundit ka fituar tipare të reja duke u transmetuar nga njeriu te njeriu. Transmetohet kryesisht nga kontaktet e ngushta, pra nga marrëdhëniet seksuale. Por edhe nga kontakti me sende të infektuara dhe më pak nëpërmjet spërklave dhe nuk përhapet në ajër, siç ishte rasti i Covid-it”,- tha ai.

Prof. Harxhi thotë se gjenerata e para viteve ’80 ka një farë mbrojtjeje pasi kanë bërë vaksinën e lisë së dhenve. Pas këtyre viteve, sëmundja u zhduk dhe nuk bëhej më vaksinë. Te personat e pavaksinuar dhe me probleme të imunitetit shfaq forma të rënda. Mjeku shpjegon se shenja të virusit janë dhimbje trupi, muskujsh, deri flluska që zgjasin dy javë dhe që mund të mbeten shenja.

OBSH-ja e ka shpallur emergjencë dhe u ka rekomanduar qeverive të sigurojnë vaksina ndaj lisë së majmunit, sidomos për personelin shëndetësor dhe grupet në rrezik. (Elona)