Izraeli u bën thirrje banorëve të zonës humanitare të Gazës që të largohen
2024-08-23 14:33:05

Ushtria izraelite u bëri thirrje palestinezëve brenda një pjese të vogël të zonës humanitare në Rripin qendror të Gazës që të largoheshin përpara operacionit të ri ushtarak.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Trupat izraelite do të veprojnë me forcë kundër organizatave terroriste  në zonën humanitare të vendosur në Deir al-Balah të Gazës”,- shkroi në mediat sociale Avichay Adraee, një zëdhënës i ushtrisë në gjuhën arabe.

“Për sigurinë tuaj, ne ju bëjmë thirrje që të largoheni menjëherë në perëndim”, - shtoi ai, citon “ATSH”.

Zona humanitare e caktuar nga Izraeli tashmë është zvogëluar në madhësi, ndërsa përparojnë operacionet tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kundër militantëve të Hamasit.

Mediat izraelite kanë raportuar se zona është 42 kilometra katrorë, që korrespondon me një sipërfaqe totale prej 11% të Rripit të Gazës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Organizatat e ndihmës i përshkruajnë kushtet e jetesës në zonën ku aktualisht banon shumica e popullsisë së Gazës si katastrofike. (Elona)