Europa përjeton rritje të antisemitizmit dhe fanatizmit antimysliman
2024-08-23 14:38:15

Një studim i Komisionit Europian ka treguar se lufta Izrael-Hamas po nxit antisemitizmin dhe fanatizmin antimysliman.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar dhe luftës pasuese në Gaza, disa vende europiane kanë raportuar një rritje të antisemitizmit, shkruan ATSH”.

Në disa vende numri i incidenteve të regjistruara të urrejtjes kundër myslimanëve është shumëfishuar gjithashtu.

Këto janë gjetjet e një raporti të ri nga Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), i publikuar përpara Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Akteve të Dhunës të bazuar në Fe ose Besim. ECRI është një organ monitorues i Këshillit të Evropës.

Aktet e antisemitizmit variojnë nga gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet me vdekje deri te vandalizmi dhe dhuna fizike, bëri të ditur ECRI-ja.

Foto:VCG

Foto:VCG

Komisioniështë veçanërisht i shqetësuar se shumë incidente të tilla kanë ndodhur në shkolla. Ka gjithashtu dëshmi të rritjes së fanatizmit antimysliman pas sulmeve të 7 tetorit.

Përveç fajësimit për sulme si ai më 7 tetor, myslimanët europianë janë fajësuar edhe për krime ku nuk kishte prova të përfshirjes së myslimanëve. (Elona)