Foto nga VCG
Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbajti një mbledhje të premten për të rishikuar politikat dhe masat për të çelur hapësira të reja për zhvillimin në shkallë të gjerë të rajonit perëndimor.
Mbledhjen e kryesoi sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping.
Në mbledhje u nxitën përpjekjet për t'u përqendruar në mbrojtjen e mirëkoordinuar të mjedisit, hapjen në shkallë të gjerë dhe zhvillimin me cilësi të lartë, duke përshpejtuar krijimin e një modeli të ri zhvillimi për të ngritur fuqinë e përgjithshme rajonale dhe kapacitetin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Duhet të bëhen përpjekje për të thelluar reformat në mënyrë gjithëpërfshirëse, për të çliruar e zhvilluar më tej forcat prodhuese, për të rritur gjallërinë e shoqërisë dhe për të ndjekur një rrugë të modernizimit kinez që u përshtatet realiteteve të rajonit, sipas një deklarate të publikuar pas mbledhjes.
Në këtë mbledhje u bë thirrje gjithashtu për zhvillimin e industrive të specializuara që përdorin kapacitetet vendore, duke rritur aftësitë e inovacionit teknologjik e duke promovuar transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale.
U theksuan gjithashtu përpjekjet për të promovuar ruajtjen e mjedisit në nivel të lartë, për të ndërtuar një rajon të bukur perëndimor, për të kryer plotësisht parandalimin dhe kontrollin e ndotjeve dhe për të çuar përpara zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët.
Mbledhja i kërkoi rajonit perëndimor të rrisë hapjen ekonomike, të forcojë kapacitetin garantues të energjisë e të burimeve dhe të promovojë ndërtimin e bazave të energjisë së pastër.
Do të merren masa për të çuar përpara urbanizimin e ri në përputhje me kushtet vendore, për të konsoliduar arritjet në zbutjen e varfërisë dhe për të siguruar që të mos ketë rikthim në varfëri në shkallë të gjerë në zonat rurale.
Mbledhja vuri në dukje gjithashtu se duhet të krijohet një ndjenjë e fortë komuniteti për kombin kinez, për të ruajtur unitetin e kombësive dhe qëndrueshmërinë në zonat kufitare. (Çang Çuo)