Shenzhen, një fshat peshkimi dikur i përgjumur, është shndërruar në një qendër të njohur globalisht për inovacionin e teknologjisë së lartë, duke shërbyer si një dëshmi e fuqishme për suksesin e politikës së Reformës dhe Hapjes së Kinës.
Shenzhen në ndërtim e sipër, vitet 80' të shekullit të kaluar(Foto:VCG)
Shenzhen i tanishëm(Foto:VCG)
Ky qytet jugor, i përcaktuar si një nga zonat e para të veçanta ekonomike të Kinës në vitin 1980, ka përqafuar reformat e orientuara nga tregu, ka tërhequr investime të huaja dhe ka nxitur një kulturë sipërmarrjeje. Theksi i liderit të ndjerë Deng Xiaoping mbi shkencën dhe teknologjinë në "turin e tij jugor" të vitit 1992 e shtyu më tej zhvillimin e Shenzhenit.
Krijimi i tregut elektronik Saige në vitin 1988 hodhi bazat për dominimin elektronik të qytetit, i cili më vonë evoluoi në atë që njerëzit e quajnë rruga e parë e pajisjeve elektronike të Kinës.
Selia e Tencent-it në Shenzhen(Foto:VCG)
Në vitin 1999, Tencent, sot një kompani lider në botë për internetin dhe industrinë kulturore, nxorri në treg aplikacionin popullor të mesazheve "QQ", i ndjekur nga aplikacioni revolucionar WeChat. Përfundimi i Urës së Gjirit të Shenzhen të teknologjisë së lartë në vitin 2007 e forcoi më tej angazhimin e qytetit drejt përparimit.
Sot, Shenzheni krenohet me një mori kompanish teknologjike të njohura globalisht. Huawei, një lider në zgjidhjet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ilustron këtë sukses. Me të ardhura prej 704.17 miliardë juanë (rreth 98 miliardë dollarë) në 2023 dhe një fuqi punëtore prej 207,000 personash, ekspertiza e Huawei në 5G, kompjuterin cloud dhe inteligjencën artificiale e pozicionon atë në ballë të avancimit teknologjik.
Selia e Huawei-t në Shenzhen(Foto:VCG)
Një makinë e BYD-së në ekspozitë britanike, 15 gusht 2024, Farnborough(Foto:VCG)
Në mënyrë të ngjashme, BYD, një lojtar i shquar në industrinë e automjeteve me energji të re (NEV), ka parë një rritje të konsiderueshme. Raporti i tij në tregun NEV të Kinës arriti në 31.9% në vitin 2023, duke forcuar pozicionin udhëheqës për njëmbëdhjetë vjet rresht. Vizioni strategjik dhe aftësitë teknologjike të BYD po e shtyjnë atë drejt tregut global.
DJI, e njohur për sistemet e saj të avancuara të imazhit ajror, ka ripërcaktuar "Made in China" me dronët e saj më të avancuar dhe pajisjet e dorës. Produktet e tyre përdoren në prodhimin e filmave, bujqësi dhe lehtësimin e fatkeqësive, duke shfaqur fuqinë transformuese të teknologjisë.
Dronë të DJI-it(Foto:VCG)
PBB-ja e Shenzhenit është rritur nga 2.7 miliardë juanë në vitin 1980 në 3460.6 miliardë juanë në vitin 2023. Ndërkohë popullsia u rrit nga 332,900 në 17.79 milionë në të njëjtën periudhë. Kjo rritje fenomenale nënvizon efektivitetin e politikës së Hapjes dhe Reformës.
Transformimi i Shenzhenit shërben si një simbol i fuqishëm i modernizimit ekonomik të Kinës. Si një qendër kryesore ekonomike në skenën globale, qyteti vazhdon të shkëlqejë në shërbimet e teknologjisë së lartë, prodhuese dhe financiare, duke frymëzuar brezat e ardhshëm të sipërmarrësve dhe novatorëve.(Zhang Yan/Elona)