Dorëshkrimet e Kadaresë në DPA, kryeministri Rama: Fondi i tij i vyer do të digjitalizohet
2024-08-23 15:50:17
Shkrimet e Kadarese (Foto Panorama) - Kopjo
Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavijon të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar, përfshirë dorëshkrime, skica idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij, shkruan “Panorama”.
Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e 1 korrikut 2024 në Tiranë, në moshën 88-vjeçare. (Elona)
Lajmet Kryesore