Sergei Lavrov (Foto Atsh)
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se presidenti Vladimir Putin e ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Ukrainën pas ofensivës në Kursk.
“Presidenti e bëri shumë të qartë se pas sulmeve, apo edhe bastisjeve, në rajonin e Kurskut, çdo bisedim është i pamundur”,- tha Lavrov në një intervistë televizive, në kuadër të vizitës së kreut të Kremlinit në Azerbajxhan, shkruan “ATSH”.
Ushtar rus (Foto Atsh)
“Presidenti Putin do të japë së shpejti një vlerësim të situatës. Raportet e kontakteve mes palëve ndërluftuese, të cilat ishin krijuar nga ndërmjetës si Katari apo Turqia, nuk ishin asgjë më shumë se thashetheme”,- tha Lavrov.
Ukraina nisi një kundërofensivë rreth dy javë më parë, duke përparuar në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë. (Irma)