Bashkia e Tiranës: Të gjitha objektet arsimore, gati për vitin e ri shkollor
2024-08-22 11:26:53

Shkollë në Tiranë (Foto Sotnews)

Shkollë në Tiranë (Foto Sotnews)

Bashkia e Tiranës ka investuar në disa objekte arsimore, çerdhe kopshte dhe shkolla të reja, të cilat do të hapin dyert këtë shtator për nxënësit.

Drejtoresha e përgjithshme e Investimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, Ilda Qazimllari, deklaroi në një intervistë televizive, cituar nga “ATSH”, se më 9 shtator, kur nis edhe viti i ri shkollor, do të jenë gati disa objekte arsimore në të cilat është ndërhyrë për të pasur një infrastrukturë të denjë për të pritur nxënësit.

Ndërsa për të plotësuar nevojat për kopshte dhe çerdhe janë marrë dhe ambiente me qira.

Bashkia e Tiranës gjatë sezonit veror ka bërë mirëmbajtjen e të gjitha objekteve arsimore, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet higjieno-sanitare. (Irma)