Digjitalizimi në institucione dhe biznese, ecuria në Shqipëri
2024-08-22 10:00:58

Ekonomia dixhitale (Foto Revista Monitor)

Ekonomia dixhitale (Foto Revista Monitor)

Dixhitalizimi është një hap mjaft i rëndësishëm dhe i domodsodhëm tashmë  për shumë institucione dhe biznese dhe në Shqipëri po ecën me ritme të shpejta. Por shpesh digjitalizimi është problem për moshat që nuk përshtaten dot. Lidhur me këtë ekspertja Adela Kallanxhi thotë për A2 CNN se është me rëndësi trajnimi nga të rinjtë.

“Secili nga institucionet financiare që ka njerëz që nuk dinë ta përdorin bankomatin, mund të vërë dy studentë që mund t’i ketë në intership dhe mund të rrinë tek bankomati dhe të trajnojnë, ose njerëzit që rrinë në radhë për të tërhequr para, apo për të depozituar para. Tashmë ka bankomate që edhe merr edhe jep para.”- tha Kallanxhi.

Roli i jashtëzakonshëm në banka i shërbimeve digjitale tashmë  ka eleminuar radhët e gjata në sportele.

“Brandet e ndryshme të kompjuterëve në vend tërheqin dhe blerës  65 vjeçarë, që kur blejnë laptop nuk dinë ta përdorin, por ka të rinj 20 vjeçarë që ua mësojnë. Kemi  mjaft shembuj, për shembull mamaja në momentin e parë që ndërrojmë telefonat nuk di t’i përdorë, por për  dy sekonda nëse i përdor, të gjithë mund t’i mësojnë gjërat. Ne jemi popull që mësojmë shumë shpejt dhe nëse bëhet kusht për ta përdorur një aparat, do ta mësojmë.”

Pozicioni që ka Shqipëria e ka ndihmuar për të ecur me hapin e kohës me risitë që sjell teknologjia.

Adela Kallanxhi (Foto Facebook)

Adela Kallanxhi (Foto Facebook)

“Nëse duam të bëjmë përpara do tÇi përshtatemi domosdoshmërisht kohës. Nëse i krahasojmë të rinjtë tanë me të rajonit, për shembull në Greqi, meqë është pjesë e BE-së, ne kemi një përdorim shumë të lartë të internetit dhe kjo është gjë e mirë. Ndërkohë që mund ta shohim si prind që është e gabuar që ai po rri kaq orë në internet, duhet  ta edukojmë të riun që të bëjë gjënë e duhur në internet. Asnjëherë nuk duhet ta shikojmë teknologjinë si armik. Duhet ta mësojmë se çfarë është e duhura që mund të bësh në internet dhe çfarë është e gabuara dhe si në çdo aspekt të jetës, nuk kemi pse të kemi aspekte negative. Ka ndikuar edhe pozicioni ynë  gjeografik që ne jemi rrugë kalimi e çdo gjëje, ndodhemi në mes të globit dhe kjo  ka ndikuar të jemi pjesë e proceseve. Kështu që duhet të jemi pjesë e këtyre avancimeve, qoftë për linja më të shpejta interneti apo q për gjëra fizike dhe t’i bëjmë rrugët ashtu siç i kanë të gjithë”.

Me shtimin e turizmit edhe domosdoshmëria e vendosjes së POS-eve në çdo subjekt është jetike dhë një kërkesë e vetë turistëve.

“Është gati qesharake tashmë që një biznes mos t’i japë mundësinë njerëzve të paguajnë me kartë. Një pagesë me kartë është një faturë e prerë dhe ata ndoshta nuk duan ta deklarojnë si shitje dhe thonë nuk paguhet me kartë, por këtu hyjmë tek evazioni fiskal. Të  bësh një biznes me investim miliona lekë dhe të thuash pastaj që pagesa me kartë ka x përqind komision duket. Nga ana tjetër, unë njoh biznese që përveç se e kanë POS-in por edhe shitjet që ata bëjnë zënë 1 të 3  apo më shumë të shitjeve që ata bëjnë me cash. Shqiptarët paguajnë me kartë, blejnë online, por është biznesi që nuk përqaset në mënyrën e duhur, ndoshta përton, ndoshta nuk do të dalë nga “comfort zone” për të ndryshuar mënyrën sesi i kryen blerjet dhe ia kemi lënë fajin gjithmonë klientit, ndërkohë që klienti nuk ka faj.”

Ekspertët thonë se të  ndjekësh rrugën e digjitalizimit, kërkon investime të mëdha për biznesin.

“Sa më i madh të jesh aq më shumë investime të mëdha duhen, sa më i vogël të jesh që ke 3 produkte, nuk ka arsye që të investosh sa një korporatë e madhe që mund të ketë 3 mijë punonjës, që mund t’i duhen 3 mijë usera, që mund të ketë produkte dhe shërbime të shumëllojshme”

Teknologji a digjitale (Foto Digital academy)

Teknologji a digjitale (Foto Digital academy)

Sigurisht që  teknologjia ndikon në mbarëvajtjen e biznesit dhe në krijimin e faciliteteve të ndryshme duke u rritur më tej.

“Patjetër që po, pasi nëpërmjet teknologjisë mund të arrish tregje më të mëdha. Nëse hap një biznes fizik qoftë dhe në zonë Premium, rrjeti është kaq, pra ata që kalojnë tek kjo rrugë duke mos e përfshirë fare internetin. Përmes teknologjisë mund të arrish tregje të reja, produktin mund t’ia çosh dhe atij që nuk ka ardhur asnjëherë këtu. Klienti yt i përhershëm mund të jetë me pushime në Dhërmi dhe ti ia çon produktin tënd. Pra nuk ke pse ta braktisësh klientin, por nëpërmjet teknologjisë i qëndron atij gjithmonë pranë. Hapi më i rëndësishëm është që ti arrin tregje të reja dhe më pas nëpërmjet teknlogjisë nëpërmjet një website mund të monitorosh edhe gjendjen e produktit tënd, sa stok ke dhe sa ke shitur. Ti bën dhe një analizë dhe e mira e teknologjisë është që raportet i gjeneron me pak klikime”