Eksportet bujqësore shënuan rritje në korrik
2024-08-22 15:30:17

Eksportet (Foto Atsh)

Eksportet (Foto Atsh)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se në muajin korrik u regjistruan 58.113 tonë eksporte me vlerë 4.5 miliardë lekë, një rritje prej 25% krahasuar me një vit më parë, ku pati 46.468 tonë eksporte, shkruan “ATSH”.

“Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend”,- deklaroi ministrja Denaj.

Produktet kryesore bujqësore që eksporton Shqipëria janë bimët mjekësore, perimet e freskëta dhe të përpunuara, vaji i ullirit, vajrat esenciale, shalqinj, fruta, peshk të konservuar etj. (Irma)