CFP
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se gjatë këtij viti vendi u përball me rreht 4000 zjarre.
“Ai që shpërtheu në Varnavas më 11 gusht ishte fatkeqësisht i vetmi zjarr që u përhap jashtë kontrollit, pavarësisht se edhe këtu u morën vendimet e duhura”,- tha kryeministri grek, shkruan “ATSH”.
“Shteti grek ka një kornizë ndihme shtetërore e cila provohet dhe që ne duam ta shohim të funksionojë me shpejtësi”,-, deklaroi kryeministri grek gjatë një takimi me autoritetet rajonale të Atikës dhe kryebashkiakët, qytetet e të cilëve u prekën nga zjarret.
“Unë besoj se mund ta bëjmë këtë sepse kemi trajtuar raste të tjera të katastrofave natyrore me shumë më shumë përfitues”,- tha ai për ndihmën për familjet dhe bizneset që u prekën nga zjarri që shpërtheu më 11 gusht.
Kryeministri grek tha se në fund të sezonit të zjarreve të kësaj vere, në Parlament do të bëhet një rishikim i përgjithshëm se çfarë shkoi mirë dhe çfarë jo, si dhe vlerësoi rolin e teknologjisë në menaxhimin e zjarreve.
“Teknologjia na ka ndihmuar shumë. Nuk ka më asnjë lidhje sa i përket shpejtësisë që shohim zjarre në krahasim me atë që ka ndodhur në të kaluarën. Dhe kjo, po, ka nevojë për një kombinim të dronëve, kamerave, por ne tashmë po ndërtojmë një infrastrukturë teknologjike që do të na lejojë të lokalizojmë zjarret shumë shpejt dhe të reagojmë shumë më agresivisht sesa kemi bërë deri tani”,- shtoi ai.
Mitsotakis theksoi dhe se qeveria po harton një plan për përgatitjen e përmbytjeve. (Irma)