Hamasi kritikon propozimin e fundit për bisedimet e armëpushimit
2024-08-22 11:49:20

Gazë(Foto:VCG)

Gazë(Foto:VCG)

Lëvizja islamike palestineze Hamas ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po i nënshtrohen kushteve izraelite në negociatat për një armëpushim në konfliktin e Gazës.

“SHBA-ja po toleron kërkesat e reja nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Propozimi aktual nuk korrespondon me draftin për të cilin është rënë dakord me ndërmjetësit në fillim të korrikut, i bazuar në propozimin e bërë nga presidenti amerikan Joe Biden në maj”,- bëri të ditur Hamasi, shkruan “ATSH”.

Sipas raportimeve, mosmarrëveshja përfshin kushte të reja në lidhje me lirimin e të burgosurve palestinezë, që do të lirohen në këmbim të njerëzve të rrëmbyer nga Izraeli.

“Deklaratat e Biden dhe Blinken janë pretendime mashtruese dhe nuk pasqyrojnë pozicionin e vërtetë të lëvizjes, e cila është e prirur të arrijë një ndërprerje të agresionit. Hamasi nuk do të negociojë kushte të reja”,- tha zëdhënësi i lëvizjes, Osama Hamdan, duke theksuar se duhet të diskutohej vetëm për zbatimin e planit të paraqitur nga presidenti amerikan në maj. (Irma)