Foto nga CFP
Konferenca Botërore e Robotëve 2024, që ka nisur të mërkurën në Pekin, është ekspozita më e madhe në histori e robotëve humanoidë, me 27 lloje të ndryshëm robotësh të tillë.
Ndër më tërheqësit është një robot që mund të luajë me mjeshtëri cimbalin kinez, gjë që arrihet nëpërmjet një procesi mësimor që zgjat vetëm dy deri tre ditë. Një robot tjetër, i projektuar për të ngjasuar me një djalë të ri, mund të imitojë shprehjet e fytyrës të partnerit të vet në kohë reale, falë një kamere që kap lëvizjet e fytyrës.
Një tjetër robot humanoid kinez i ekspozuar është "Tiangong", që mund të arrijë shpejtësinë deri në 6 kilometra në orë. Sipas kompanisë prodhuese të tij, vrapimi në pistën e vrapit është më i vështirë se në tokë për shkak të nevojës për të rregulluar hapat në rripin lëvizës. Qëllimi është që "Tiangong"-u të ecë në terrene të ndryshme, duke përfshirë barin, rërën dhe kodrat.
Në veprimtarinë pesëditore të Konferencës Botërore të Robotëve marrin pjesë 416 të ftuar, duke përfshirë shkencëtarë, sipërmarrës e akademikë nga e gjithë bota. Përveç kësaj, 169 kompani globale, të tilla si "ABB", "Tesla", "Kuka" dhe "SMC", po shfaqin risitë e tyre më të fundit nëpërmjet mbi 600 objekteve të ekspozuara.