IOM: Mbi 1000 emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe që nga fillimi i vitit
2024-08-22 12:43:50

Emigrantet ne Mesdhe (Foto ATSh)

Emigrantët në Mesdhe (Foto ATSh)

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) bëri të ditur se mbi 1000 emigrantë kanë humbur jetën ose janë shpallur të zhdukur në ujërat e Mesdheut qendror nga fillimi i vitit 2024 deri më 17 gusht, shkruan “ATSH”.

Në raportin e IOM-it thuhet se viktimat e gjetura ishin 421, ndërsa 603 persona rezultojnë të zhdukur, me një total prej 1024 personash.

Në të njëjtën periudhë, emigrantët e kapur në det dhe të kthyer në Libi ishin 13.763, mes të cilëve edhe 460 të mitur. (Irma)