Kryetarja e Kuvendit me ambasadorin maqedonas (Foto Atsh)
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski, ku u theksua vullneti për të kontribuar në bashkëpunimin e Parlamentit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, shkruan “ATSH”.
Spiropali nënvizoi se Shqipëria e konsideron bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut një prioritet të politikës së jashtme e rajonale dhe shprehu gatishmërinë e Kuvendit dhe institucioneve të vendit për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e RMV dhe bashkëpunimin parlamentar do të nxisë marrëdhëniet e bashkëunimin e gjithanshëm mes dy vendeve”, u shpreh Spiropali.
“Shqipëria dhe RMV, si partnerë në NATO dhe në përpjekjet e arritjet për anëtarësimin në BE, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë në zhvillimin, stabilitetin dhe paqen në rajon e më gjerë”, theksoi kryeparlamentarja Spiropali. (Irma)