Qindra zjarre aktive regjistrohen në Kanada, shumë prej tyre jashtë kontrollit
2024-08-22 15:59:36

Zjarret ne Kanada (Foto Atsh)

Zjarret ne Kanada (Foto Atsh)

Qindra zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Kanadanë, me mbi 800 aktive, shumë prej të cilave jashtë kontrollit, bëhet e ditur në një raport të Qendrës Kanadeze e Zjarrit Ndërinstitucional të Pyjeve (CIFFC), shkruan “ATSH”.

Specialistët thonë se zjarret e këtij viti janë jashtëzakonisht të përhapura, duke prekur rajone nga Bregu Perëndimor deri në provincat e Atlantikut në Kanadanë lindore dhe veriore.

Flakët kanë prekur edhe pikën turistike të Parkut Kombëtar Jasper në perëndim të Kanadasë, ku zjarret digjen prej disa javësh.

“Për shkak të aktivitetit të zjarreve, parku kombëtar, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Malet Shkëmbore Kanadeze, është aktualisht i mbyllur për vizitorët”,- thuhet në faqen e internetit të parkut.

Zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 33.000 hektarësh.

Pas një urdhri evakuimi pothuajse një muaj më parë, banorët mundën të ktheheshin në qytetin e Jasper vetëm të premten.

Gati një e treta e strukturës së qytetit është shkatërruar nga zjarret.

Vitin e kaluar, Kanadaja u godit nga zjarre në një shkallë të paprecedentë.

Deri në fund të vitit 2023, më shumë se 6000 zjarre kishin djegur rreth 15 milionë hektarë tokë.

Kanadaja humbet rreth 2.5 milionë hektarë në vit nga zjarret. (Irma)