Vizita e Blinken në Lindjen e Mesme mbyllet pa marrëveshje armëpushimi në Gaza
2024-08-22 11:45:37

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbylli vizitën e tij të nëntë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gaza pa siguruar një marrëveshje armëpushimi, shkruan “RTSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ai paralajmëroi se koha është e një rëndësie kritike, megjithëse si Hamasi edhe Izraeli sinjalizuan se mbeten ende sfida.

Pas takimeve në Egjipt dhe Katar, dy vendet e tjera ndërmjetësuese, Blinken tha se duke qenë se Izraeli ka pranuar një propozim për tejkalimin e pengesave të fundit për marrëveshjen me grupin militant, tani vëmendja është që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundura për të siguruar miratimin nga Hamasi që të dyja palët të bien dakord për detajet kryesore mbi zbatimin e saj.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë. Është e qartë dhe është urgjente. Duhet të finalizojmë një marrëveshje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve dhe kjo duhet ta bëhet tani. Elementi kohë është thelbësor”,- u tha ai gazetarëve përpara se të largohej nga Katari.

Foto:VCG

Foto:VCG

Detajet publike për propozimin e ri të paraqitur nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, kanë qenë të pakta.

Blinken tha se ai është shumë i qartë lidhur me fazat e tërheqjes izraelite nga Gaza dhe se ku do të bëhet ajo. (Irma)