Rriten shitjet me pakicë në internet nga janari deri në korrik
2024-08-22 20:29:00
Foto nga CFP
Nga janari deri në korrik të këtij viti, shitjet me pakicë në internet në Kinë patën një rritje të qëndrueshme, bëri të ditur të enjten Ministria kineze e Tregtisë.
Sipas të dhënave, shitja me pakicë në internet e kamerave pa pasqyrë, sistemeve të zgjuara shtëpiake dhe celularëve u rrit përkatësisht 22.5 %, 20.9 % dhe 15.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Konsumi i shërbimeve në internet u shtua 20.2 %, ndër të cilat rezervimet e turizmit dhe shitja e ushqimeve në internet u rritën përkatësisht 51.1 % dhe 20.8 %.
Njëkohësisht, nga janari deri në korrik, shitjet me pakicë në internet të produkteve bujqësore u shtuan 20.1%
Lajmet Kryesore