Kryeministri kinez Li Qiang takohet me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin(Foto:Xinhua)
Kryeministri kinez Li Qiang theksoi të mërkurën rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit me Rusinë në sektorët e rinj në zhvillim, duke konsoliduar gjithashtu fushat tradicionale të bashkëpunimit.
Li i bëri deklaratat gjatë takimit në Kremlin me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, pas takimit të 29-të të rregullt midis krerëve të qeverive kineze dhe ruse, që ai e bashkëdrejtoi me homologun rus Mikhail Mishustin.
Gjatë takimit me Putin, Li përcolli fillimisht përshëndetjet e Presidentit Xi Jinping për homologun rus. Më tej ai theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve Kinë-Rusi, jo vetëm u shërben interesave themelore të dy vendeve dhe popujve, por kontribuon edhe në paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin rajonal dhe global.
Ai përsëriti gatishmërinë e Kinës për të punuar ngushtë me Rusinë, për të zbatuar konsensuset e rëndësishme të arritura nga krerët e shteteve, për të mbështetur prirjen pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, për të zgjeruar bashkëpunimin gjithëpërfshirës dhe me përfitime reciproke dhe për të arritur rezultate konkrete
Ndërkohë nga ana e tij, Putini i kërkoi kryeministrit kinez të përcjellë përshëndetjet e tij ndaj Presidentit Xi dhe e cilësoi 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Rusi-Kinë si një gur të rëndësishem kilometrik.
Ai vuri në dukje se Rusia është e gatshme të forcojë marrëdhëniet, të zgjerojë shkëmbimet kulturore dhe të përmirësojë bashkëpunimin brenda kornizave shumëpalëshe si BRICS-it, duke çuar përpara në epokën e re partneritetin strategjik Rusi-Kinë. (Zhang Yan/Elona)