Spiropali takon ambasadorin turk: Angazhim për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe
2024-08-22 11:27:00

Spiropali (Foto Atsh)

Spiropali (Foto Atsh)

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kagan Atay.

Ambasadori Atay vuri në dukje gatishmërinë e Ambasadës turke për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si aleatë të natyrshëm, të miqësisë mes dy popujve si edhe intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar, shkruan “ATSH”.

Kryeparlamentarja Spiropali shprehu angazhimin e Shqipërisë për të forcua partneritetin strategjik me Turqinë, pasi dy vendet i lidh një miqësi e fortë tradicionale.

“Turqia dhe Shqipëria i janë gjendur njëra-tjetrës në kohë të mira e të vështira. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, si anëtarë të NATO-s, merr një rëndësi të veçantë në situatat e sotme në rajon e më gjerë”,- nënvizoi kryetarja e Kuvendit në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, bashkëpunimi me Turqinë përbën një prioritet të Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë dhe institucioneve. (Irma)