Shpenzimet, rritje vjetore me 6.3% gjatë 7-mujorit
2024-08-21 17:02:13

Rruge (Foto ATSH)

Rruge (Foto ATSH)

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-korrik të vitit 2024, arritën në rreth 347.5 miliardë lekë,  6.3 % ose rreth 20.5 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, bën të ditur “ATSH”.

Sipas raportit mbi treguesit fiskal paraprak të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 47.1 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar.

Shpenzimet korente për periudhën 7-mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 314.7 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 8.5 % më i lartë ose rreth 24.8 miliardë lekë më shumë. (Elona)