Mbi 50% e të anketuarve në Britani mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar
2024-08-21 17:07:39

Më shumë se gjysma e britanikëve të anketuar mendojnë se vendi i tyre po lëviz në drejtimin të gabuar, sipas një sondazhi që tregon rënie të mbështetjes për Keir Starmer dhe kabinetin e tij, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sondazhi i “Ipsos”, i kryer midis 9 dhe 12 gushtit, tregoi një rënie pas zgjedhjeve të përgjithshme në perceptimin mbi kryeministrin dhe zëvendësen e tij, Angela Rayner.

Nga të anketuarit, 52% thanë se gjërat në Britani po shkojnë në drejtimin e gabuar. Starmer mbetet politikani më popullor në vend me 38% që kanë një opinion të favorshëm për të.

Foto:VCG

Foto:VCG

Vlerësimet për ish-kryeministrin Rishi Sunak dhe Partinë Konservatore mbeten të qëndrueshme pas zgjedhjeve.(Elona)