Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti arritën 34.9 miliardë lekë.
Foto:VCG
Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 3 miliardë lekë ose 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, shkruan “ATSH”.
Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2023.
Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e nivelit të akcizave për shkak të indeksimit dhe zbatimit të skemës së rritjes për duhanin, rritjen e sasive të importit, prodhimit vendas dhe konsumit të mallrave të fortë si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj., kjo edhe për shkak të rritjes shumë të madhe të fluksit të turistëve në vend. (Elona)