Londra premton mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme
2024-08-21 15:18:39

Qeveria britanike është zotuar të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të zgjasë konflikti me Rusinë, pavarësisht deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Britania e Madhe është ngadalësuar në mbështetjen e saj për vendin.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Kryeministri mbetet absolutisht i vendosur në mbështetjen e tij për Ukrainën dhe për situatën e fundit, përfshirë në Kursk”,- tha një zëdhënëse e “Downing Street”.

“Kryeministri Starmer dëshiron të shprehë admirimin e tij të plotë për trimërinë e treguar nga ushtarët ukrainas, të cilët kanë dëshmuar edhe një herë shpirtin dhe vendosmërinë e tyre përballë agresionit të vazhdueshëm rus dhe kanë treguar se do të bëjnë gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin e tyre”,- tha zëdhënësja, citon “ATSH”.

Sipas saj, për sa i përket mbështetjes britanike, sërish, ajo është e palëkundur.

“Kjo është arsyeja pse ne u zotuam për të ofruar një mbështetje me vlerë 3,9 miliardë dollarë në vit për Ukrainën dhe ndihma britanike do të vazhdojë për aq kohë sa do të zgjasë konflikti”,- tha zëdhënësja. (Elona)