Nisma “10 parqe në 10 ditë”, kryeministri Rama fton qytetarët të kontribuojnë për pastrimin e zonave të mbrojtura
2024-08-21 15:09:27
Kryeministri Edi Rama (Foto Panorama)
Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar nismës “10 parqe në 10 ditë”.
Ky apel vjen në kuadër të Ditës Ndërkombëtareve të Maleve të Mbrojtura, ndërsa kryeministri thotë se gjithsecili të japë kontribut për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, citon “Panorama”.
“Me ftesën për t’iu bashkuar nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i secilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë tonë nga Alpet e veriut deri në Llogara, ju uroj një ditë të mbarë”, - shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale. (Elona)
Lajmet Kryesore