Shtyhen zgjedhjet e reja në Bullgari pas dështimit të kabinetit të përkohshëm
2024-08-21 15:16:39

Presidenti bullgar Rumen Radev (Foto ATSH)

Presidenti bullgar Rumen Radev (Foto ATSH)

Zgjedhjet e reja parlamentare në Bullgari, të planifikuara fillimisht për më 20 tetor, janë shtyrë, njoftoi presidenti Rumen Radev.

Formimi i një kabineti të përkohshëm, i cili duhej të organizonte zgjedhjet parlamentare, ka dështuar papritur.

Radev refuzoi të miratojë kabinetin e përkohshëm. Mollë e sherrit është ministri aktual i Brendshëm, Kalin Stojanov, i cili supozohej të mbante postin e tij në qeverinë e re të përkohshme.

Presidenti Radev dhe koalicioni liberal-konservator pro-perëndimor e akuzojnë atë se nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të ndershme, shkruan “ATSH”. (Elona)