Porti i Durrësit, mbi 120 mijë pasagjerë në gjysmën e parë të muajit gusht
2024-08-21 15:03:16

Hyrja në port (Foto ATSh)

Hyrja në port (Foto ATSh)

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për “ATSH”-në se 120.810 pasagjerë kanë udhëtuar nga dhe drejt portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht.

“Tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73.701 pasagjerë në hyrje dhe 47.109 pasagjerë janë regjistruar në dalje drejt brigjeve italiane”,- bëri të ditur APD-ja.

Po ashtu, rritja është reflektuar edhe në numrin e automjeteve, trajlerëve dhe kamionëve të përpunuar në terminalin e trageteve.

“Përgjatë periudhës 1-15 gusht 2024 numërohen 32 797 automjete dhe 3950 kamionë dhe trajlerë”,- bëri të ditur APD-ja.

Të gjitha instancat shtetërore dhe private që operojnë në portin më të madh në vend janë angazhuar në mbarëvajtjen e operacioneve në terminalin e trageteve. (Elona)