Kryeministri kinez mbërrin në Moskë për vizitë
2024-08-21 14:55:16

Me ftesën e homologut rus Mikhail Mishustin, kryeministri kinez Li Qiang mbërriti të martën në Moskë për takimin e 29-të të rregullt midis krerëve të qeverive të të dy vendeve dhe për një vizitë zyrtare në Rusi.

Foto:Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang mbërriti në Moskë, 20 gusht 2024(Foto:Xinhua)

Në një deklaratë të publikuar pas mbërritjes, Li tha se Kina dhe Rusia kanë krijuar shembullin e një tipi të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të mëdha fqinje. Gjatë 75 vjetëve të fundit, marrëdhëniet kino-ruse u kanë bënë ballë provave të ndryshimeve të rrethanave ndërkombëtare dhe janë bërë më të forta me kalimin e kohës, vuri në dukje Li.

Kreu i qeverisë kineze tha më tej se vizita e tij ka për qëllim zbatimin e konsensusit të arritur nga dy krerët e shteteve dhe thellimin e bashkëpunimit.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, tregtia ndërmjet Kinës e Rusisë u rrit me 1.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 136.67 miliardë dollarë. Vjet vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe i kaloi 240 miliardë dollarët, afërsisht 2.7 herë më shumë se një dekadë më parë.(Zhang Yan/Elona)