Shqipëria turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi. Në muajin qershor, numri i vizitorëve jorezidentë shënoi rritje me 49.9%, në krahasim me qershorin 2023. Instituti i Statistikave publikoi raportin për strukturat akomoduese, sipas të cilit, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40%, citon “ATSH”.
Turistë (Foto ATSH)
Të dhënat tregojnë se numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 27.1%, ku rritjen më të madhe e patën vizitorët jorezidentë me 35.5%.
Në zonat bregdetare, treguesi i numrit të vizitorëve jorezidentë është rritur me 51.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i vizitorëve jorezidentë në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 53.1%.
Foto:VCG
Raporti i INSTAT-it jep detaje edhe rreth normave neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 35.9%, kundrejt 28.5% që ishte në muajin qershor 2023.
Të dhënat e publikuara nga autoritetet treguan se gjatë periudhës janar-korrik, vendi u vizitua nga 6.3 milionë vizitorë të huaj, nga 5,1 milionë që e vizituan në 7-mujorin e 2023-shit. (Elona)