MPJ-ja: Loja elektronike kineze "Miti i zi: Wukong" pasqyron magjinë e kulturës kineze
2024-08-21 17:21:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën, loja elektronike kineze "Miti i zi: Wukong" u hodh në tregun global dhe elementet e kulturës kineze në këtë lojë u kanë lënë lojtarëve globalë përshtypje të thellë. 

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të mërkurën në një konferencë të rregullt për shtypin se kjo lojë është bazuar në veprën letrare klasike kineze "Udhëtim për në perëndim" dhe pasqyron magjinë e kulturës kineze. (Fani)