Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer nga Universiteti i Melburnit mbi ndikimin e valës së të nxehtit në vdekshmëri gjatë periudhës 1990– 2019 kryesisht gjatë ditëve të nxehta.
Studimi i botuar në PLOS Medicine, në analizën e tij përdori të dhëna nga Rrjeti Kërkimor Bashkëpunues Multi-Country Multi.
Temperatura sipërfaqësore në botë është rritur me 1.14°C në periudhën 2013-2022, krahasuar me periudhën 1850-1990. Por parashikimet nuk janë aspak optimiste pasi pritet një tjetër rritje nga 0.41-3.41°C në vazhdim.Valët e të nxehtit nuk po shtohen vetëm në shpeshtësi, por edhe në ashpërsi dhe masë.
foto nga VCG
Studimi analizon të dhëna ditore që lidhen me numrin e vdekjeve dhe temperaturën, të grumbulluara nga 750 rajone në 43 vende. Analiza zbuloi se, gjatë stinëve të nxehta të periudhës 1990-2019, afro 0.94% e numrit total të vdekjeve lidhej drejtpërdrejt me valët e të nxehtit, 153.078 të vdekur çdo vit, ose ndryshe 236 të vdekur për çdo 10 milionë banorë.
Në veçanti, në rajonet e Evropës perëndimore dhe lindore, si dhe në zona të caktuara me klima polare dhe alpine, normat e vdekshmërisë së lidhur me valët e të nxehtit janë më të larta, ndërsa në rajonet me klima tropikale, apo me të ardhura më të ulëta janë regjistruar rënie më të mëdha në tre dekada.
Këto rezultate theksojnë rëndësinë e e vendimeve që duhet të marrin qeveritë në sektorin shëndetësor duke marrë në kosideratë pabarazitë ndërmjet komuniteteve.
Ndërsa ngrohja globale po jep efektet e veta negativë në të gjithë popullatën e globit, sipas disa studimeve të tjera, gratë po vuajnë më së shumti valët e të nxehtit.
foto nga VCG
Sipas një raporti, i nxehti nuk ndikon njëjtë te të dyja gjinitë dhe është më i rrezikshëm për gratë – qofshin ato në shtëpi, apo në vend të punës.
Studimi i referhet analizës së të dhënave në Indi, Nigeri dhe Shtetet e Bashkuara, duke thënë se i nxehti ekstrem mund t’i vrasë 204.000 gra në vit në tri kontinentet.
“Gratë, jo vetëm që janë fizikisht më të ndjeshme për t’u sëmurë nga nxehtësia, por prej tyre pritet edhe që të kujdesen për secilin që sëmuret nga i nxehti, qoftë ajo punë me pagë apo jo”, konstatojnë shkencëtarët.
Valët e të nxehtit janë duke thyer rekorde në gjithë botën dhe lirimi i vazhdueshëm i emetimeve të karbonit në atmosferë – kryesisht nga përdorimi i thëngjillit, naftës dhe gazit – do t’i çojë temperaturat globale në territor të panjohur në vjetët në vijim, kanë thënë shkencëtarët.
foto nga VCG
Ndërkohë më shumë se një e treta e vdekjeve nga tempraturat e larta në botë çdo vit janë për shkak të ngrohjes globale.
Shkencëtarët thonë se kjo është vetëm një pjesë e dëmit të përgjithshëm të klimës.
Më shumë njerëz vdesin nga moti tekstrem i përforcuar nga ngrohja globale si stuhitë, përmbytjet dhe thatësira.
Gjithashtu shkencëtarët thonë se numrat e vdekjeve nga nxehtësia do të rriten në mënyrë eksponenciale me rritjen e temperaturave.
Përgatiti: N. Kraja