Dialogu bujqësor Kinë-EQL: Krijimi i një të ardhmeje moderne së bashku
2024-08-20 15:36:13

Ditët e fundit, një delegacion me zyrtarë të bujqësisë nga vendet e Europës Qendrore e Lindore bëri një vizitë në provicën e madhe bujqësore Henan të Kinës për të shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë moderne. Ndër pjesëtarët e delegacionit ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, zoti Martin Mici. Gjatë qëndrimit në Henan pjesëtarët e delegacionit vizituan kompaninë e njohur të prodhimit të makinerive “Yituo”.